Muzeu Historik Kombëtar çeli dje një rubrikë të re në gamën e gjerë të aktiviteteve të institucionit, një seri leksionesh publike, të hapura për publikun e gjerë të kryeqytetit e të mbarë vendit.

Këtë cikël leksionesh e organizojmë në bashkëpunim me Universitetin e Nju Jorkut Tiranë dhe Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Prof. Fatos Tarifa, një ndër personalitetet më të njohura të shkencës në vendin tonë, ishte lektori i parë i kësaj rubrike.
Tema për të cilën Prof. Tarifa referoi dje, përapara një publiku të gjerë dhe emrave të njohur të diplomacisë shqiptare, titullohej: “Ndryshimet demografike globale dhe ndikimi i tyre ne gjeopolitiken auroziatike”. Ndryshimet demografike dhe gjeo-ekonomia po sjellin ndryshime të thella në rolin dhe ndikimin e fuqive të mëdha në botën e sotme. Duket se rëndësia e fuqisë ushtarake po ia lë vendin fuqisë gjeo-ekonomike, pra politikës përmes instrumenteve gjeo-ekonomike. Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duket se janë aktorët kryesorë gjeoekonomikë në kohën tonë. Prezantimi i Prof. Tarifës u përqëndrua në rajonin e gjerë të Euroazisë. Ai trajton rolin në rënie të Europës, si dhe mundësinë e krijimit të një rendi të ri botëror që do të përcaktohet nga e ardhmja e marrëdhënieve mes dy fuqive të mëdha aziatike: Kinës dhe Rusisë. Prof. Tarifa solli të dhëna të reja, si dhe argumente interesantë që vënë në punë intelektin dhe imagjinatën tonë.

50933612_2379776915418401_2139769843786711040_o 51202979_2379777328751693_2497886037993324544_o 51332144_2379777255418367_2402500479411027968_o 51530730_2379777148751711_2180908165829230592_o 50853132_2379777078751718_5893402670139441152_o 50951934_2379777002085059_6664464422074843136_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *