Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeut Historik Kombëtar

Sot, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe Muzeut Historik Kombëtar, mes znj. Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit dhe z. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut.
Objekt i marrëveshjes është institucionalizimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit të ndërsjellë, për mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së Sigurimit. Të dy institucionet do të bashkërendojnë punën për kryerjen e studimeve të bazuara në materialet arkivore mbi rolin dhe funksionimin e ish-Sigurimit të Shtetit në shtet e shoqëri, dhe do të hartojnë projekte mbi plane të përbashkëta vjetore të aktiviteteve për edukimin qytetar, konferenca, seminare, tryeza pune, etj. duke konsoliduar punën për njohjen e së shkuarës, në funksion të transparencës dhe komunikimit me publikun.

78996587_3008711239191629_1546846941399220224_o 78354411_3008711499191603_1412923607637557248_o 78321646_3008711375858282_9101542295911530496_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *