“Leonardo – Opera Omnia” ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar 17 vepra pikture të Leonardo Da Vinci të një cilësie të lartë dhe në përmasa originale

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës organizuan ekspozitën “Leonardo – Opera Omnia”, të kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom.
Ekspozita – e cila ka udhëtuar nëpër botë – është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Falë përpjekjeve dhe teknikës së RAI Com, studiuesit, studentët dhe të gjithë dashamirësit e artit të Rilindjes do të mund të admirojnë në të njëjtin vend dhe në një distancë të afërt pikturat gjeniale të Leonardo-s.
Në këtë ekspozitë paraqeten 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardos, të zgjedhura me mjeshtri dhe profesionalizëm. Falë teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit me zgjuarsi të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton.
Kuratori i ekspozitës, Antonio Paolucci, njihet si një prej ekspertëve më të shquar të artit ndërkombëtar. Kjo ekspozitë, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj.
Në të gjitha veprat e tij, Leonardo sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që, edhe sot, të mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimit dhe të jemi të hapur ndaj të ardhmes.
Të ftuar, miq dhe dashamirës të artit morrën pjesë në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite.
E ftuara e nderit ishte Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, znj. Alessandra Bertini Malgarini.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi. Drejtori Koçi theksoi se është privilegj i madh që institucioni jonë bashkëpunon në hapjen e kësaj ekspozite, e cila mbahet me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së humanistit të madh, Leonardo da Vinci.

Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti falenderoi përzemërsisht fqinjët italianë për këtë bashkëpunim. “Si gjithnjë, theksoi znj. Margariti, janë bashkëpunëtorë dhe frymëzues të artit. Kemi një pjesë të historisë së Humanistit brenda ambientit kryesor të historisë sonë. Kjo mundësi i krijon të rinjve një hapësirë kulturore, të cilën mund ta shikojnë dhe hulumtojnë nga afër. Duhet të inkurajohemi dhe ne, që në një të ardhme të afërt, të mundësojmë ekspozitat tona kudo në botë”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 10 Gusht 2019 në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar!

67352337_2700070173389072_5334583367155318784_o 67282696_2700072733388816_198128215754014720_n 67202870_2700070293389060_6203240288022953984_o67064613_2700069653389124_1626795833468911616_o 67006671_2700069940055762_8695349822636425216_o 66764287_2700072723388817_7758786861773881344_n67578453_2700069466722476_7243487264104251392_o 67492891_2700069266722496_5690046452689010688_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *