Kryqi i Kuq jep çmime për piktorët e vegjël, nis kështu “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”

“Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. Nën këtë moto në Hollin Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u hap ekspozita me punime nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Ky aktivitet i paraprin datës 8 maj që është dhe dita ndërkombëtare e Kryqit të Kuq. Disa dhjetra punime me motive nga humanizmi ishin pjesë përbërëse e koleksionit, i cili u ekspozua në hollin e Muzeut. Një juri profesionale vlerësoi nxënësit me çmime. Ceremoninë e hapi Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi, i cili falenderoi për bashkëpunimin Drejtorinë Arsimore të kryeqytetit dhe drejtoritë e shkollave pjesëmarrëse në aktivitet, u ndal për të falenderuar në veçanti dhe Muzeun Historik Kombëtar si dhe drejtorin e institucionit z. Dorian Koçi për mundësinë dhe kushtet në të cilat u zhvillua aktiviteti në fjalë. Këtë ceremoni e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili ndër të tjera tha se: “Është një kënaqësi mjaft e veçantë për Muzeun Historik Kombëtar të bëjë të mundur dhe të jetë bashkëorganizues i kësaj ekspozite kaq të bukur të piktorëve më të rinj. Muzeu Historik Kombëtar, prej shumë kohësh, ka filluar një program dhe që është një prioritet kombëtar tashmë, që është “Edukimi përmes kulturës”. Dhe unë do t’ju bëja thirrje që përveçse ekspozimit në Muzeun Historik Kombëtar, ne kemi pavijone të mrekullueshëm ku mund të bëni një udhëtim në historinë tonë të çmuar kombëtare”.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga z.Olger’t Rakipllari, Kryetar i Jurisë së konkursit, dhe znj.Zhulieta Muçollari, Sekretarja e Degës Tiranë të Kryqit të Kuq Shqiptar.

30715990_1921351594594271_1358386830172487680_n 30728131_1921351334594297_2601524646817824768_o 30710949_1921351207927643_8845755175000866816_o 30729289_1921352094594221_8287308619343462400_o 30712285_1921351697927594_8012771994795769856_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *