Kryetari i Shoqatës “Vatra” viziton Muzeun

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, ditën e djeshme priti në një vizitë Kryetarin e Shoqatës “Vatra” të Stambollit, z. Bora Zukali.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e veprimtarisë kulturore së shqiptarëve në shtetin turk si edhe fillimi i bashkëpunimeve historiko-kulturore midis diasporës së Turqisë dhe Muzeut Historik Kombëtar.
Shoqata “Vatra” ka luajtur një rol të rëndësishme historike dhe kulturore për diasporën shqiptare në Turqi edhe në ditët e sotme, tha drejtori Koçi. Gjithashtu, i shprehu gadishmërinë e tij z. Zukali në krijimin e urave të bashkëpunimit kulturor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *