Konkurrenca letrare (Zbulo një objekt, krijo një histori)

Në kuadër të “Edukimit përmes kulturës” Muzeu Historik Kombëtar fillon projektin: Konkurrenca letrare. Historia juaj! Imagjinatë, një tregim imagjinar.
Pas vizitës nëpër pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, nxënësit do të zgjedhin një objekt të ekspozuar apo një ngjarje historike që ju pelqen më shumë dhe do të zhvillojnë historinë e krijuar sipas imagjinatës së tyre. Një demostrim ku vështrimi është i ndryshëm dhe ku fëmijët mund të imagjinojmë ndonjë tregim rreth një objekti, një pikture, një karakteri, një fotoje, një peizazhi në një hapësirë të veçantë të ekspozitës.
Konkurrenca letrare (Zbulo një objekt, krijo një histori) është një projekt për fëmijë të grupmoshave 8-14 vjeç.
Në një fazë të dytë, pasi fëmijët të kenë krijuar historinë e tyre imagjinare rreth objektit apo ngjarjes historike të përzgjedhur, ata do të vijnë ta rrëfejnë atë në Muzeun Historik Kombëtar.
Këtë projekt e nisi sot, shkolla jopublike “Vatra e dijes” në Tiranë.

23120085_1720365781359521_5826808238225423588_o 23130707_1720365598026206_6384675995920193862_n 22886160_1720365548026211_4069798788547078179_n 22886199_1720365424692890_646853736732802799_n 23131692_1720365358026230_1906750960763067654_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *