“Klubi i leximit pranë muzeut”, është logoja e veprimtarive periodike javore që do të zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar, e cila mbështet gjithashtu fushatën kombëtare të leximit “Takohemi për një Libër” inicuar nga Ministria e Kulturës. Mbështetja e kësaj fushate synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit të historisë. Në specifikën e programit të Muzeut Historik Kombëtar është leximi i fragmenteve të librave historikë, arkeologjik, libra për trashëgiminë kulturore, muzeologjinë, etnografinë dhe restaurimin, të shkruara nga studiues shqiptarë.