Hapet ekspozita me titull “Tirana urbane grafike”

Muzeu Historik Kombëtar dhe piktori Rakip Shabani hapin ditën e premte, datë 17.11.2017 ora 18.00, ekspozitën me titull “Tirana urbane grafike”. Kjo ekspozitë hapet në kuadër të 73-vjetorit të Çlirimit të Tiranës dhe do të përmbajë 33 punë në grafikë për Tiranën e para viteve ’40, ku paraqiten vendet arkitektonike dhe turistike të qytetit të Tiranës, si Ura e Tabakëve, Ura e Brarit, pazari etj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *