Gjatë vizitës në Sofje, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, zhvilloi edhe një takim zyrtar me drejtoreshën e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Assoc. Prof. Boni Petrunova

Në kuadër të Javës Shqiptare në Sofje organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë organizuan ekspozitën “Hello, my name is Tirana”.
Gjatë vizitës në Sofje, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, zhvilloi edhe një takim zyrtar me drejtoreshën e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, Assoc. Prof. Boni Petrunova. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi format e ndryshme të bashkëpunimit me dy muzeve në të ardhmen përsa i përket organizimit të ekspozitave, seminareve, shkëmbimeve të eksperiencave etj. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi mes Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë me qëllim “Fillimi i bashkëpunimit aktiv dhe punën e përbashkët në fushën muzeore, kërkimin arkeologjik, ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore të paprekshme, organizimin e ekspozitave dhe ngjarjeve të tjera në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe historike”.

62186355_2606753556054068_1169114811213021184_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *