Ditën e premte, datë 17 Maj 2019, Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë organizojnë Konferencën Ndërkombëtare Shkencore: “Fytyra e ‘Armikut të Popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri 1944-1990”.
Konferenca do të zhvillohet pranë Muzeut Historik Kombëtar, duke filluar nga ora 09:30 në sallën UNESCO.
Ju mirëpresim!