Vizitorët fëmijë kanë mbushur pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Prurja e madhe e tyre ka të bëjë me festat e nëntorit. Në këtë kuadër fëmijët të organizuar nga mësuesit e tyre kërkojnë të njohin më nga afër historinë e Shqipërisë. Së fundi pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar u vizituan nga fëmijët e kopshteve “Kids”, “Cicërimat” dhe “Tweety”. Fëmijët e këtyre kopshteve, të shoqëruar edhe nga mesueset përkatëse, fillimisht zhvilluan një vizitë në pavijonet e Muzeut. Në përfundim të vizitës në hollin e Muzeut, shumë prej fëmijëve recituan vjersha për flamurin, ndërsa të gjithë se bashku kënduan këngë patriotike.