Fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, njihen me qytetërimin e lashtë

Në Muzeun Historik Kombëtar dita e enjte i dedikohet aftësisë së kufizuar. Vizitat në muze vijojnë çdo javë nga nxënësit me aftësi ndyshe. Grupi i fëmijëve nga Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë, u njoh me qytetërimin e lashtë shqiptar, u njoh me periudhat historike të popullit shqiptar. Kjo veprimtari zhvillohet në kuadër të datës 3 dhjetor, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Fëmijët me aftësi të kufizuar në dëgjim arritën të bëhen pjesë e historisë së tyre, të bëhen pjesë e trashëgimisë së tyre, si çdo njeri tjetër. Muzeu Historik Kombëtar është mikpritës, i ngrohtë e gjithpërfshirës, i arritshëm dhe pozitive për njerëzit me aftësi të kufizuara, për ta vizituar dhe për të punuar në të. Bashkëpunimet midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë kanë si objekt të tyren integrimin në shoqëri të fëmijëve me aftësi ndryshe. Ky bashkëpunim ka për qëllim të mbështesë personat me aftësi të kufizuara për të pasur akses në të gjitha sferat e jetës, si në qendrat kulturore ashtu dhe në qendra të tjera publike.

15129560_1310529799009790_2423782972566561210_o 15168695_1310529802343123_8409766165222673272_o 15069023_1310529805676456_1850745167563247198_o 15235446_1310529872343116_6691126114705674243_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *