Instituti i Bashkëpunimit për Integrimin dhe Zhvillimin, Muzeu Historik Kombëtar, Komunitetet fetare të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Institucionet Ndërkombëtare dhe Shqiptare të Arsimit të Lartë ju ftojnë të merrni pjesë në ekspozitën dhe konferencën me titull: “Feja në shoqëri – modeli shqiptar”. Kjo ngjarje synon të promovojë dhe kultivojë një vlerë të shquar dhe të dallueshme të shoqërisë shqiptare, bashkëjetesën në diversitetin e bashkësive fetare shqiptare në harmoni, paqe dhe integritet.
Pas hapjes së ekspozitës në datë 06 Maj, nesër, ora 09.30, mban punimet konferenca me titull “Feja në shoqëri – modeli shqiptar” në sallën UNESCO pranë Muzeut Historik Kombëtar.
Ju mirëpresim!