Nën tingujt e këngës “Moj e bukura Arbëri moj e bukura Shqipëri” e cila ishte dhe kolona zanore e një vidioklipi 3 minutësh, u hap dhe aktiviteti kushtuar jetës dhe veprës së Jeronim de Radës
Në sallën “Kostandin Shpataraku”, nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadrin e projektit të “eTwinning” me temë “Arbëreshët” (“Albanesi d’Italia”), gjimnazi “Petro Nini Luarasi” nën drejtimin e mësueses së historisë znj. Mirela Novruzaj dhe shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” me mësuesen e Gjuhë-Letërsisë znj. Dhurata Myrtollari, organizuan aktivitetin me titull “Jeta dhe vepra e Jeronim de Radës”. Në këtë aktivitet ishin të ftuar historiani Prof. Dr. Pëllumb Xhufi dhe Presidenti i Shoqatës së Arbëreshëve të Cosenzas, Prof. Damiano Guagliardi.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili përshëndeti në çeljen e aktivitetin tha se ishte kënaqësi që një institucion kujtesë si Muzeu Kombëtar bashkëpunonte në një aktivitet të tillë. Duke iu drejtuar nxënësve të dy shkollave Dr. Dorian Koçi tha më pas se do të ndalej në dy saktësime gjë që do të përmbushte më tej kërshërinë e nxënësve, të cilët padyshim kishin marrë informacion të mjaftueshëm rreth jetës dhe veprës së këtij rilindësi. Drejtori, Dorian Koçi tha se në stendat e Muzeut Historik Kombëtar ndodhej kallamarja dhe pena e Jeronim De Radës që ishte një dhuratë nga komuniteti arbëresh në Itali. Njëkohësisht ai veçoi dhe veprën e Prof. Dr. Moikom Zeqos, të quajtur “Rishpikja e Arbërisë”. Ky libër sipas Dr. Dorian Koçit është jo vetëm një studim mbi jetën e këtij poeti të madh, por dhe një hulumtim mbi veprat duke na dhënë një këndvështrim ndryshe, dhe një profil të ri të Jeronim De Radës.
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi i që mori fjalën më pas bëri një ekspoze të plotë rreth anës historike të trevave në jugun e italisë ku janë vendosur një komunitet i madh arbëreshësh, të cilët nuk datojnë të kenë zbarkuar vetëm pas vdekjes së Skënderbeut, në shekullin XV por shumë më herët, të paktën që në shekullin e VI.
Ndërkohë u prezantua projektit eTwinning “Arbëreshet (Albanesi d’Italia)”: çfarë
aktivitetesh ishin organizuar dhe punimet e nxënësve, si dhe rëndësia që i ka dhënë stafi pedagogjik dhe vetë nxënësit këtij projektit në kuadrin e Viti Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Mbyllja e aktivitetit e bë me vallen arbëreshe të interpretuar nga nxënësit e shkollës
“Kushtrimi i Lirisë”.