Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi priti sot në një vizitë presidentin e Shoqatës së Arbëreshëve të Cosenzas, Prof. Damiano Guagliardi shoqëruar nga Prof. Elidiana Canaj. Qëllimi i kësaj vizite ishte dhurimi i tre librave nga z. Guagliardi për fondet e Muzeut Historik Kombëtar. Librat në fjalë titullohen: “Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie Albanesi di Sicilia me autor Giusseppe Schiro; Grammatologia comparata sulla lingua Albanese per Demetrio Camarda; Itenerari Albanesi (1892-1902) me autor Antonio Baldacci. Gjithashtu z. Guagliardi do të jetë i ftuar nesër në aktivitetin që Muzeu Historik Kombëtar do të zhvillojë në kuadër të projektit të “eTwinning” me temë “Arbëreshët” (“Albanesi d’Italia”). Nisur nga ky takim me drejtorin Dr. Koçi u vendos që edhe shumë aktivitete dhe projekte të tjera do të vijnë në të ardhmen për të diskutuar mbi jetën, traditat dhe kulturën e Arbëreshëve.