“Veprimtaria e Dedë Gjo Lulit në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911”.

Me rastin e 103-vjetorit të vdekjes së Dedë Gjo Lulit, Muzeu Historik Kombëtar, organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Veprimtaria e Dedë Gjo Lulit në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911”. Sektori i Menaxhimit të Koleksioneve në bashkëpunim me sektorë të tjerë organizon këtë takim shkencor, ku referuan Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe Dr. Paulin Marku, Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, tha se, “Nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit malësorët e Hotit, të Grudës e të Kelmendit korrën suksese të rëndësishme kundër forcave osmane dhe e detyruan qeverinë xhonturke të hynte në bisedime me ta. Shtypi i kohës vinte në fokus se, megjithëse kryengritja e Malësië së Madhe e vitit 1911 zhvillohej në një trevë të ngushtë, kryengritësit dolën me kërkesa kombëtare, ku kërkuan autonominë e Shqipërisë. Dedë Gjo Luli është simboli i rezistencës shqiptare, i cili luftoi deri në fund të jetës së tij për bashkimin e trojeve shqiptare”.
Ndërsa, Dr. Paulin Marku tha se, “Programi i memorandumit të Greçës dhe kryengritja e vitit 1911 jo vetëm uli në tryezën e bisedimeve krerët shqiptar, por edhe hapi rrugën e sendërtimit të outonomisë së Shqipërisë që u finalizua më 28 nëntor 1912, me shpalljen e pavarësisë. Kryengritja e Malësisë së Madhe ishte një prelud i shpalljes së pavarësisë. Dedë Gjo Luli nuk kishte luftuar për lavdi por për Shqipëri. Lavdinë, zanin e mire ja sjellin veprat e tij me kontribut të madh për atdhe, që i sigurojnë përjetësinë e pavdekësinë. Heronjtë jetojnë përjetësisht, sepse e tillë është vepra e tyre, Nderi i Kombit Dedë Gjo Luli”.

42629102_2175489639180464_1702756637950869504_o 42734917_2175490152513746_6724427285128019968_o 42649455_2175490052513756_4232907110221873152_n42723559_2175489925847102_3119723682419703808_o 42592045_2175489812513780_7220523491311747072_n 42661572_2175489709180457_3818120119624663040_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *