U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Albanian & German Colors, Art & Wine Coctail” e dy piktorëve të njohur Muhamet Kërpaçi dhe Vullnet Muja.
Muhamet Kërpaçi quhet piktori që është bërë shumë i njohur për karikaturat e tij të shumta. Si artist kontemporan dhe me stilin e tij agresiv ka tërhequr vëmendjen e shumë artdashësve.
Vullnet Muja ushtron artin e tij në Gjermani dhe njihet për ngjyrat dhe surealizmin në punimet e tij.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datë 22 tetor 2017 në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar.