Në kuadër të Javës Shqiptare në Sofje organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë çelën sot, ekspozitën “Hello, my name is Tirana”. Ekspozita pas suksesit në Bukuresht (Rumani) u hap edhe në Sofje (Bullgari) për të njohur vizitorët e huaj me Tiranën, 99 vjet kryeqytet i Shqipërisë. “Hello, my name is Tirana” është një ekspozitë fotografike e përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar me 40 foto të periudhave të ndryshme të qytetit që prej vitit 1920 që u shpall kryeqytet i Shqipërisë.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morrën pjesë ➡️ znj. Donika Hoxha, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Bullgari,
➡️ znj. Andrea Wicke, Ambasadorja e Austrisë në Sofje,
➡️ z. Edon Cana, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari,
➡️ Assoc. Prof. Boni Petrunova, drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë,
➡️ Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, si dhe
➡️ shqiptarë të shumtë, pjesë e diasporës në Bullgari.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 25 Qershor 2019 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë në Sofje.