U çel sot ekspozita “Rrugëtimi” e skulptores nga Kosova Arjeta Miftari

U çel sot, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita “Rrugëtimi” e skulptores nga Kosova Arjeta Miftari, e kuruar nga Skënder Boshtrakaj. Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar vjen si vazhdimësi e rrugëtimit të hyjneshave të Miftarit nisur disa muaj më parë në Prishtinë për të vazhduar pastaj në Berlin dhe më pas Paris.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë Zëvendës Ministre e Kulturës, znj. Valbona Shujaku, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, z.Mal Berisha, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, skulptorja, znj. Arjeta Miftari, së bashku me kuratorin Skënder Boshtrakaj, dashamirës të artit, kulturës si edhe shumë të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Është kënaqësi e vecantë që programi i kulturës Shqipëri-Kosovë për vitin 2019 hapet me një ekspozite të një artisteje nga Kosova, e cila na ka befasuar me artin e saj të veçantë por vlen për tu theksuar simboli i Hyjneshës, simbol i Kosovës e gjetur në Kosovë. Jemi të prirur të vazhdojmë bashkëpunimin e një kalendari të përbashkët kulturor”.
Kuratori i ekspozitës, z. Skënder Boshtrakaj, u shpreh se: “Ekspozita prezantohet me tre motive të gërshetuara në një rrugëtim, motivi i parë vjen nga neoliti nga lashtësia, simboli Hyjneshës, motivi dytë është rrugëtimi i femrës në Kosovë, Shqipëri apo kudo në botë dhe motivi i tretë, motivi personal i artistes”.
Ekspozita “Rrugëtim” përmban skulptura të Hyjneshave në fron, simboli më i rëndësishëm i artefakteve me të cilat prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës, pjesë e kësaj ekspozite janë 10 skulptura të hyjneshave të punuar në materiale të rezinës dhe drurit, 40 fotografi që pasqyrojnë proçesin e punës së artistes, një dokumentar dhe 10 fotografi të hyjneshave të punuar në pëlhurë.

Ekspozita “Rrugëtim” në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë e hapur për dy javë në ambientet e sallës së pullave, kati i dytë i Muzeut Historik Kombëtar.

52407189_2415288151867277_314777152396460032_o 52417055_2415288381867254_5749953588541521920_o 52480947_2415287701867322_8374831703419518976_o 52384645_2415287865200639_5272148415415844864_o 52372932_2415287605200665_6463221255519600640_o 52777677_2415287545200671_5330690086675677184_o 52546661_2415287491867343_4255800875047452672_o 52313892_2415287401867352_3862811513492340736_o 52402685_2415288865200539_3807138992055386112_o 52268866_2415288485200577_7956880155148812288_o 52303877_2415288051867287_1393695043348332544_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *