Miq e dashamirës të artit ishin pjesë në hapjen e kësaj ekspozite të piktorit të njohur.
Ceremoninë e hapjes e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi.
Vetë piktori Puçi, duke falenderuar të pranishmit, u shpreh entuziast për realizimin e kësaj ekspozite dhe e cilësoi atë si një nga ekspozitat më të mira të tij.
Piktori Puci ka një krijimtari 30 vjeçare si autor i disa ekspozitave të hapura brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu ai kontribuon edhe në edukimin e të rinjve të talentuar në artet figurativë, si pedagog i pikturës në shkollën artistike “Feim Ibrahimi”.