“Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”

Të dashur miq të Muzeut Historik Kombëtar,

Ju ftojmë nesër, datë 24 Shtator, në orën 11.00, në ambientet e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, në promovimim e katalogut “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”, në variantin frëngjisht (shqip – frëngjisht).

Botimi i katalogut u bë i mundur falë mbështetjes së Ambasadës së Republikës Franceze, akredituar në Tiranë.

Aktiviteti, krahas autorëve, do të përshëndetet nga ambasadorja franceze Christine Vasac.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë.

Ju mirëpresim!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *