Takohemi për një libër

Në Muzeun Historik Kombëtar flitet për minoritetet, Shqipëria rast për t’u marrë shembull për trajtimin e tyre

“Jemi një komb që dimë të respektojmë pakicat”. Në këtë përfundim ka dalë Sonila Boçi, autore e vëllimit studimor “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit 1939-1949” e cila u mbështet në argumentin e saj dhe nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi.
“Klubi i leximit pranë muzeut” solli këtë javë studiuesen Sonila Boçi me librin “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit 1939-1949”. Në këtë takim organizuar në sallën “Shpataraku” të Muzeut Histori Kombëtar merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Qendra e Studimeve Albanologjike e Instituti i Historisë. “Klubi i leximit pranë muzeut”, është logoja e veprimtarive periodike javore që po zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar, e cila mbështet gjithashtu fushatën kombëtare të leximit “Takohemi për një Libër” iniciuar nga Ministria e Kulturës.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi në çelje të kësaj veprimtarie tha se minoritetet duhen parë si ura bashkëpunimi mes popujve dhe jo si kuaj troje për të sjellë përçarjen mes tyre. Dr. Dorian Koçi shprehu vlerësimin e tij për studimin në fjalë tha më tej se është Shqipëria ajo që ka respektuar më shumë se shtetet e tjera kriteret bazë për minoritetet, ndërsa vetë ka pësuar më shumë dëme duke ditur se ka pasur dhe minoritet shtetformues në shtetet e tjera por që të drejtat e tyre nuk janë respektuar.
Nga ana e saj Prof. Ass. Dr. Sonila Boçi u shpreh se e ka pasur të vështirë për të shkruar një libër të tillë me një temë të nxehtë siç është ai i minoriteteve. Studiuesja shpegoi se e kishte nisur punën e saj prej viteve të Luftës së Dytë Botërore sepse sipas saj prej këtej u shtruan dhe shinat që do të vazhdonin të zgjateshin më tej në ruajtjen e identitetit kombëtar të pakicave. Sonila Boçi tha se të paktën minoriteti grek, si më i madhi në Shqipëri ka qenë i përfshirë në të gjitha strukturat e partisë dhe të shtetit shqiptar gjatë periudhës së komunizmit, dhe se vetë pushteti komunist u tregua i kujdesshëm për ta mbajtur atë të qetë. Gjithashtu edhe minoriteti maqedonas ka pasur të njejtin fat dhe se këtyre minoriteteve në territorin shqiptar nuk i ka munguar as mësimi i gjuhës amëtare dhe as përfshirja në strukturat drejtuese të shtetit. Në përfundim të fjalës së saj Prof. Ass. Dr. Sonila Boçi tha se minoritetet në Shqipëri kanë pasur hapësirat e duhura dhe se vetë Shqipëria është një rast për t’u marrë shembull për trajtimin e minoriteteve.
Takimi u shoqërua dhe me leximin e disa pjesëve pikante të librit studimor “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit 1939-1949”.

24273453_1757313747664724_7199466111862504512_o 24254933_1757313110998121_7491703900563020892_o 24232498_1757312970998135_2096709769913365792_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *