Sot, në Muzeun Historik Kombëtar, u bë promovimi i librit “Simpoziumi i 8-të Shkencor i Polifonisë (Bylis 2018)”.
Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Polikulturore Artistike “Polifonia Shqiptare” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.
Ky libër ka për autor Yzeir Llanaj. Z. Llanaj ka qënë aktivist që në moshën fëminore, sot përfaqësues në festivale Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Polifonisë. Themelues i “Shoqatës Polifonia” dhe është nderuar me titullin “Krenaria e Mallakastrës”.
Polifonia shqiptare është një kulturë unike e kombit tonë. Është arti shpirtëror më i veçantë i shqiptarisë.
Polifonia sjell një dëshmi unike etnografike, momente të veshjes, traditës, të dijes dhe urtësisë popullore. Ky visar do të mbetet një udhërrëfyes i veçantë i kombit tonë të vjetër.
Pa polifoni është sikur të na heqësh flamurin tonë kombëtar – tha Z. Zhani Ciko
Gjithashtu, në fund të këtij aktiviteti, u zhvillua një koncert me këngë polifonike.