Muzeu Historik Kombëtar vjen me prezantimin e Revistës “Studime Muzeologjike nr. 8”. Një numër special, artikujt e së cilës i kushtohen figurës së Heroit tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Artikullshkruesit kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në këto fusha: Histori, Letërsi, Etnografi, Gjuhësi, por jo vetëm. Revista shkencore “Studime Muzeologjike”, ka si qëllim kryesor të saj të stimulojë debatin rreth vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nëpërmjet revistës “Studime Muzeologjike”, Muzeu Historik Kombëtar nxit dhe inkurajon veprimtarinë kërkimore-shkencore në fushën e muzeologjisë, historisë, konservimit dhe restaurimit.
Ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e revistës shkencore “Studime Muzeulogjike nr. 8”, më datë 17 Janar 2019, ora 11.00, salla “Kostandin Shpataraku” në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar.