Të dashur studentë, tashmë me marrjen e Kartës së Studentit, ju përfitoni 70% ulje në biletën për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar.
Bileta e vizitave në pavijone për t’ju prezantuar historinë e vendit tonë nëpërmjet objekteve të trashëgimisë kulturore të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, nga 200 lekë për studentët shkon në 60 lekë.