“Një pasdite në muze” me temë: “Periudha e komunizmit në Shqipëri 1945-1990. Si t’i qasemi të kaluarës?”

Muzeu Historik Kombëtar, më datë 21 nëntor 2018, ora 16.00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Periudha e komunizmit në Shqipëri 1945-1990. Si t’i qasemi të kaluarës?”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndryshme.

Për të referuar për këtë temë do të jenë të pranishëm Prof.Ass.Dr. Sonila Boçi, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Veprimtaria do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 21 Nëntor 2018, ora 17.00, pranë sallës “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar.

Ju mirëpresim!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *