“Një pasdite në muze” me temë “Ernest Koliqi dhe kontributi i tij në pasurinë gjuhësore shqiptare”

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kultrës”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Ernest Koliqi dhe kontributi i tij në pasurinë gjuhësore shqiptare”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Për të referuar për këtë temë ishin të pranishëm Prof.As.Dr. Idriz Metani, pedagog në Departamentin Gjuhës Shqipe pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Prof.As.Dr. Idriz Metani, në ligjërimin e tij u përqendrua tek strukturat sintaksore, tek mjetet gjuhësore dhe dialektore, tek gegnizmat, si dhe në praninë e kompozitave në veprat e Ernest Koliqit, të cilat duhet të kthehen në pasuri gjuhësore të kombit shqiptar.

Z. Ledio Xhoxhi, përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve pranë Muzeut Historik Kombëtar, midis të tjerash theksoi figurën poliedrike të Ernest Koliqit, me kontribute të shumanshme, si themelues i novelës shqiptare, me ndihmesat në letërsinë gojore, si dhe bashkëpunëtor aktiv gjatë gjithë jetës krijuese në shtypin kulturor shqiptar.

Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të pranishëm në këtë veprimtari, dëgjuan me vëmendje ligjërimet e të pranishmëve.

60745848_2572421436153947_3273402869310554112_o gasdhr twet43 61044192_2572421699487254_3237807881168355328_o60615740_2572421309487293_1415567503605628928_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *