“Një pasdite në muze” – 140-vjetori i lindjes së Luigj Gurakuqit

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kultrës”, si dhe në kuadër të 140-vjetorit të lindjes së Luigj Gurakuqit, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Luigj Gurakuqi; bashkudhëtar i shtetit shqiptar”.
Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Për të referuar për këtë temë ishin të pranishëm Prof. As. Dr. Tomi Treska, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe Përgjegjës i Departamentit të Edukimit në Universitetin Europian të Tiranës.

Aktivitetin e përshëndeti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili përmendi se Luigj Gurakuqi është njëri prej themeluesve më të rëndësishëm të shtetit Shqiptar. Po ashtu, një nga detyrat e Muzeut Historik Kombëtar është zhvillimi i rolit edukativ për të tërhequr audiencë të gjerë nga komuniteti vendas. Në këtë formë synohet nxitja e vlerësimit të historisë së Shqipërisë tek brezi i ri.

Në kumtesën e përgatitur, Prof. As. Dr. Tomi Treska, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe Përgjegjës i Departamentit të Edukimit në Universitetin Europian të Tiranës, theksoi konkluzionin se Luigj Gurakuqi, është jo vetëm bashkëthemelues i shtetit modern shqiptar, është jo vetëm nji prej Etërve të Kombit, jo vetëm një prej figurave më të larta historike të të gjithë hapësirës mbarëshqiptare dhe madje edhe përtej kufijve të kësaj hapësire, por ai është edhe nji vizionar, nji atdhedashës, nji patriot e demokrat liberal, përmendja dhe nderimi i emrit dhe i figurës së të cilit, në këtë 140-vjetor të lindjes së tij, shton vlerat e qytetarisë dhe politikës së sotme shqiptare.

Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore.
Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të pranishëm në këtë veprimtari, dëgjuan më shumë interes ligjërimet e të pranishmëve.

52601859_2414568021939290_4285703468154355712_o 52792979_2414567901939302_8994504834652569600_o 51765228_2414567765272649_8606629958808240128_o 52602357_2414567658605993_9039844811531616256_o 52816588_2414567978605961_7928771084550144000_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *