Një grup të rinjsh gjermanë të shoqëruar nga të rinjtë shqiptarë të Diasporës vizituan Muzeun

Sot, Muzeun Historik Kombëtar e vizituan një grup të rinjsh gjermanë të shoqëruar nga të rinjtë shqiptarë të Diasporës, në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i Rinisë shqiptaro-gjermane përmes kulturave”, i cili organizohet nga Ministria e Integrimit të Landit të Veriut të Vestfalisë, Shoqata IDEAL e Diasporës dhe Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Gjermani dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, me qëllim njohjen me natyrën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare.
Grupi i të rinjve, të shoqëruar nga znj. Anduena Stephan, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Gjermani, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist. Të rinjtë shprehën një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionuan shumë nga historia e Shqipërisë treguar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Pjesë e programit, përveç vizitës në Muzeun Historik Kombëtar, do të jenë dhe disa vizita në institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

67763096_2740388006023955_1629304257578532864_o68567183_2740388159357273_7997792368638033920_o68547538_2740389902690432_7765161104342253568_o67805806_2740389519357137_5242875305600745472_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *