“Një ditë në muze” me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”

Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës #MuzeuHistorikKombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë në muze” me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, Tiranë.
Nxënësit të shoqëruar dhe nga mësuesja e tyre, u njohën me historikun e Muzeut Kombëtar në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut. Nxënësit u njohën nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, veglat e punës, traditat, ritet e zakonet. Ata morrën përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudha të ndryshme apo rreth objekteve të ekspozuara në muze.
Veprimtaria me titull “Një ditë në muze” i njohu nxënësit me historinë e popullit tonë duke ndikuar në rritjen e dashurisë për atdheun dhe respektin për vlerat historike të kombit.

54524134_2459691440760281_2391742007241342976_o 54207607_2459691377426954_5258179279098740736_n 54412551_2459691297426962_3237135980779536384_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *