Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë me titull “Një ditë në muze” me maturantët e shkollës “Sami Frashëri”, Tiranë.
Nxënësit të shoqëruar dhe nga mësuesja e tyre, u njohën me historikun e Muzeut Kombëtar në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut. Nxënësit u njohën nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, veglat e punës, traditat, ritet e zakonet. Ata morrën përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudha të ndryshme apo rreth objekteve të ekspozuara në muze.
Veprimtaria me titull “Një ditë në muze” i njohu nxënësit me historinë e popullit tonë duke ndikuar në rritjen e dashurisë për atdheun dhe respektin për vlerat historike të kombit.