“Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e Heronjve të Kodrës të Kuqe në Muzeun Historik Kombëtar”

Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, nxënësit e shkollës jopublike “Faik Konica” morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e Heronjve të Kodrës të Kuqe në Muzeun Historik Kombëtar”.
Takimi i sotëm kishte si qëllim prezantimin e objekteve të Vojo Kushit, Sadik Stavalecit dhe Xhoxhi martinit. Epopeja e Kodrës së Kuqe ishte një shenjë trimërie partizane. Më 7 Tetor 1942, të tre shokët: Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini bën qëndresë heroike, e shndërruan Kodrën e Kuqe në një kështjellë të heroizmit, duke shkruar me gjakun e tyre Epopenë e Kodrës së Kuqe.
“Një ditë me kuratorin” synon të përforcojë bashkëpunimin e muzeut me publikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, si dhe të sjelli më afër objektin me nxënësit apo studentët. Kjo veprimtari synon të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu të cilët ndajnë njohuritë e tyre mbi një temë të caktuar, si dhe të inkurajojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën.

58380892_2525796814149743_770122678810968064_o 58420145_2525796367483121_8162548400739319808_o 58376606_2525793834150041_7055656653349191680_o 58616608_2525797290816362_6120628168337391616_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *