Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti në një vizitë zyrtare Sekretarin e Parë dhe Atasheun Kulturor të Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri, z. Enrico Günther.
Qëllimi i kësaj vizite ishte fillimi i bashkëpunimeve kulturore midis Ambasadës së Gjermanisë dhe Muzeut Historik Kombëtar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme, si ekspozita në kuadër të Tetorit Gjerman, dhe mundësimin e botimit në gjuhën gjermane të katalogut “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”. Drejtori Koçi shprehu gadishmërinë e tij në thellimin urave të bashkëpunimit kulturor dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëtar.