Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike

Sot, në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Gjatë ceremonisë, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi dhe drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli, theksuan se, projektet që do të realizojmë synojnë në hapjen e ekspozitave të përkohshme në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar-Tiranë dhe në Akademinë e Studimeve Albanologjike ku nëpërmjet dokumenteve arkivore, fotografive, objekteve, filmave dokumentarë dhe kronikave filmike do të japin një panoramë të përgjithshme për personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Në përfundim të fjalëve të rastit të dy titullarët e institucioneve nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Projekte që do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjellta ndërmjet dy institucioneve.

66191917_2657452484317508_2544754074041974784_o 65505570_2657452720984151_50339984531521536_o 65656850_2657452604317496_2201644555697127424_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *