Një ndër etapat më të rëndësishme të historisë është dhe do mbetet Holokausti që është fajtor i një numri të madh jetësh të humbura. Prandaj, ja vlen që të kujtohen viktimat por edhe roli i shqiptarëve në këtë histori, në formën e një diskutimi.
Aktiviteti hap siparin me një rrëfim në vetën e parë nga një hebre që ia doli të shpëtojë, si dhe një video hyrëse. Më pas, aktiviteti do të jetë i organizuar në formë diskutimi nëpërmjet tri grupeve. Grupet do flasin shkurtimisht për jetën e Hitlerit dhe ardhjen në pushtet të nazismit, për kampet e përqëndrimit, metodat e vrasjes dhe eksperimentet shkencore, si dhe për rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve dhe copëza intervistash. Ndërmjetëse do jetë një intervistë e shkurtër me një historiane izraelite që do përgjigjet pyetjeve të bëra paraprakisht. Në fund, nuk mund të mungojë prezantimi shkurtimisht i pjesës nga Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacionalçlirmtare në Muzeun Historik Kombëtar, kënd dedikuar popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre, në të cilin janë paraqitur lista e partizanëve hebrenjë të vrarë gjatë luftës, të cilëve iu është dhënë statusi “Dëshmor i Atdheut”.
Veprimtaria do të zhvillohet ditën e premte, ora 10.00, pranë sallës së bibliotekës të Muzeut Historik Kombëtar.
Ju mirëpresim!