Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “Një ditë pune në muze” me studentët e Masterit Shkencor në Histori nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Studentët erdhën në kuadër të Javës së Rinisë organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ata u njohën me historikun e Muzeut Kombëtar në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut, dhe duke marr përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudha të ndryshme apo objekteve të ekspozuara në muze. Në fund të vizitës studentët morrën edhe informacion të detajuar mbi funksionimin e Muzeut Historik Kombëtar, ku përgjegjësit e çdo sektori të muzeut prezantuan punën dhe përgjegjësitë e sektorëve të cilët përfaqësonin.