Në kuadër të organizimeve për vitin jubilar të Skënderbeut, Tiranën po e vizitojnë përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali, të cilët kanë ruajtur të gjallë në këngë figurën e Heroit tonë Kombëtar.
Përfaqësuesit e komunitetit arbëresh u treguan të gatshëm të vendosin ura bashkëpunimi me Muzeun Historik Kombëtar. Për këtë shërbeu dhe një vizitë e saj në pavijonet e këtij Muzeu por dhe një takim me drejtorin e institucionit Dr. Dorian Koçi.
Përfaqësuesit e komunitetit arbëresh treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë dhe për këtë drejtori Dr. Koçi i garantoi në dhënien e ndihmesës së Muzeut Historik Kombëtar në njohjen e identitetit kombëtar të arbëreshëve dhe në nxitjen e daljes në pah të fakteve historike të historisë së Shqipërisë të asaj kohe.
Delegacioni u shpreh entuziast për vizitën e tyre në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar dhe shprehën vlerësimin e tyre për historinë e popullit shqiptar që nga kohët më të lashta e deri më sot.