Në atriumin e Muzeut Kombëtar ceremoni festive në Ditën Kombëtare të Francës

Në atriumin e Muzeut Kombëtar ceremoni festive në Ditën Kombëtare të Francës

Francezë dhe frankofonë u mblodhën në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, për të festuar një ditë të veçantë, atë të fitores së revolucionit mbi monarkinë. Me këtë rast ambasada franceze në Tiranë ka zhvilluar një pritje me rastin e 14 Korrikut, që shënon dhe Festën Kombëtare të Francës.
Gjatë ceremonisë, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Francës në Tiranë, Didier Guilbert, mbajti fjalën e përgatitur ambasadori francez, Bernard Fitoussi, i cili nuk ndodhej në Shqipëri. Gjatë fjalimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve. Ndër të tjera ambasadori Fitoussi, në fjalën e përgatitur, vlerësoi ekipin shqiptar në kampionatin europian “Francë 2016” si dhe tifozerinë që sipas tij “tërhoqi vëmendjen dhe imazhi i Shqipërisë doli i fituar nga ky kampionat, ndërkohë që ekipi u mund për fare pak”. Në fjalën e përgatitur nga ambasadori Fitoussi, mes të tjerash u tha: “Shpresoj që Shqipëria të bashkohet me BE-në dhe të heqi dorë nga praktikat e vjetra”.
Në ceremoninë festive merrte pjesë dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Melsi Labi i cili pati shumë takime me përfaqësues të ambasadave të huaja akredituar në Tiranë.
Data 14 Korrik, që shënon Festën Kombëtare të Francës, simbolizon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë dhe lidhet me marrjen e kështjellës së Bastijës. Kjo ditë e shënuar për popullin francez u vendos të përkujtohet në vitin 1880.
13658952_1189532217776216_7140357953078979051_n 13658911_1189532334442871_7174887330965528348_n 13658911_1189532337776204_8779719644650331231_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *