Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Vëllazërimi” organizuan një leksion të hapur. Nxënësve të shkollës iu prezantua periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtar, ku u vu theksi edhe mbi rolin dhe kontributin e fëmijëve gjatë Luftës ANÇ. Aktiviteti u mbyll me pjesë nga filmat shqiptarë, me mesazhe patriotike dhe kolonë zanore të mrekullueshme. Falenderojmë për mikpritjen stafin e shkollës “Vëllazërimi” dhe në veçanti drejtoreshën znj. Merita Prenga.