“Muzeu lëvizës”

“Muzeu lëvizës” në kuadër të 18 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve” udhëtoi sot, pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Bërzhitë” në Njësinë Administrative Bërzhitë.

Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë, ku nxënësit u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike.

Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Drejtori i shkollës e përshëndeti këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg qendrës së kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

Nxënësit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin.

Ky aktivitet synoi përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë.

Ky aktivitet u zhvillua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë.

60264491_2563639683698789_1919362193854300160_o 60337319_2563639513698806_4048672246087024640_o 60449783_2563640753698682_1233969487397519360_o60616241_2563640623698695_7022235760472358912_o 60326756_2563640450365379_118311423993446400_o 60437057_2563640320365392_4749127488750223360_o60338863_2563639933698764_8118286696874770432_o 60256456_2563639853698772_7600921378849554432_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *