Muzeu Historik Kombëtar vazhdoi edhe ditën e sotme me aktivitetete edukative-argëtuese me fëmijët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Muzeu Historik Kombëtar shkoi aty ku ndodhen fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për të kthyer sado pak buzëqeshjen fëmijëve që ndodhen në resort “Rafaelo” në Shëngjin, por edhe të gjithëve banorëve aty, Muzeu Historik Kombëtar prezantoi projektet “Muzeu Lëvizës” dhe “Arkeologu i vogël”.
Fëmijët kaluan disa orë duke u njohur me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet ekspozitës me objektet e riprodhuara. Po ashtu, ata patën mundësinë të ishin arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike shqiptare. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët kryen dhe vizatime, ngjyrosje, forma me plastelinë etj.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Muzeu Historik Kombëtar mundi të largojë sado pak trishtimin nga sytë e fëmijëve.

78796372_3018123884917031_5618893662231461888_o 79373668_3018123618250391_4800115068450635776_n 79665913_3018123521583734_3600805447440793600_n 79259690_3018123408250412_635641866884218880_n 78834206_3018123281583758_7919241363869138944_o79144841_3018122994917120_537177886197547008_o 79032297_3018123144917105_9183912355535257600_o 79142850_3018125438250209_4801529761958461440_o 77336190_3018124414916978_1339609735665549312_n 79763414_3018124188250334_8998719314261442560_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *