Muzeu Historik Kombëtar pati kënaqësinë të priste sot në ambientet e tij studentë të Shkollës Verore për lidership aktiv dhe media, e cila ka si qëllim të krijojë një eksperiencë autentike shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit që të njihen me mjedisin politik, social e kulturor shqiptar si dhe të përjetojnë eksperienca në vende historike shqiptare.
Në hapjen e aktivitetit ishin të pranishëm: Prof. Ass. Dr. Arsim Sinani, Dr. Hajdi Xhixha, Prof. Dr. Blerim Reka, Prof. Ass. Dr. Blerina Hamzallari dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili referoi mbi temën “Kultura si mjet dhe aset i fortë për politikbërjen dhe qeverisjen” duke vënë theksin mbi prespektivën e të rinjve në këtë fushë si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke forcuar lidhjet me trungun mëmë, Shqipërinë, përmes njohjes dhe mbrojtjen e saj, identitetin kombëtar.