Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: Arbëreshët e Zarës.

“Një vështrim Historik Etno-Linguistik”. Qëllimi i këtij programi shkencor periodik, është sensibilizimi i shoqërisë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare por dhe ndezja e një debati profesional në disiplina të ndryshme. Znj.Ariola Prifti, kuratore pranë Muzeut Historik Kombëtar, mbajti kumtesën “Arbëreshët e Kroacisë dhe veshjet e tyre tradicionale”. Tema e përzgjedhur pati si qëllim të njohë pjesëmarrësit me Arbëreshët e Zarës së Kroacisë me historinë, etnografinë dhe gjuhën e tyre. Ky vendbanim është krijuar në shek. e XVIII me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza shpërnguljesh. Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën e të parëve. Kolonitë shqiptare të Zarës në Dalmaci i kanë rezistuar rebeshëve të kohës, nuk janë asimiluar nga fiset sllave, por kanë ruajtur gjuhën, doket, zakonet, emrat, mënyrën e jetesës. Ata e pohojnë kurdoherë prejardhjen e tyre arbërore dhe në përgjithësi flasin shqip, sidomos brenda familjes duke synuar të ruajnë dhe transmetojnë brez pas brezi gjuhën e tokës amë.

17352021_1444899532239482_482056877293017672_n 17342841_1444899595572809_315333352465136000_n 17352337_1444899538906148_7845157952190611546_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *