Sot, Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga Nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, z.Zhang Qingli, dhe nga Anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC z.Han Young, z.Ma Jinglin, znj. Xu Fengqin, etj. Anëtarët e Komitetit Kombëtar të CPPCC të shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding, u pritën nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi dhe treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë. Diplomatët kinezë u njohën me ngjarjet historike të popullit shqiptar, të demostruara nga objektet e ekspozuara në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Nënkryetari i Komitetit Kombëtar i CPPCC, z.Zhang Qingli, mbeti mjaft i kënaqur nga kjo vizitë, përshtypje të cilën e ndau edhe me drejtorin e muzeut Dr.Dorian Koçi. Ai u shpreh se, “Si Kina ashtu edhe Shqipëria kanë luftuar fort për lirinë e popujve të tyre. Kjo ishte një vizitë e mbresëlënëse dhe shpreh vlerësimin e tim për historinë e popullit shqiptar që nga kohët e lashta deri më sot, duke ju falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë”.