Muzeu Historik Kombëtar ju mirëpret nesër, datë 20 Shkurt 2019, ora 18.00 në hapjen e ekspozitës me skulpura të artistes nga Kosova Arjeta Miftari.

Ekspozita e saj personale e titulluar “Rrugëtimi” me skulptura të Hyjneshave në fron, simboli më i rëndësishëm i artefakteve me të cilat prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës, ka filluar rrugën e saj me Prishtinën, për të vazhduar në Berlin, në Francë dhe së fundi vjen në Tiranë.
Nëpërmjet kësaj ekspozite prezantohen vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore të Kosovës, nëpërmjet artit të skulpturës.

Ju mirëpresim nesër, ora 18.00, në ambientet e sallës së pullave, kati i dytë i Muzeut Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *