Muzeu Historik Kombëtar ju fton ditën e diel, datë 26 Nëntor 2017, ora 13.00 në hapjen e ekspozitës “1 Tetori përmes fotografive të kohës”

Muzeu Historik Kombëtar ju fton ditën e diel, datë 26 Nëntor 2017, ora 13.00 në hapjen e ekspozitës “1 Tetori përmes fotografive të kohës” me 33 fotografi, të cilat paraqesin impaktin që patën demostratat e 1 tetorit 1997 në Prishtinë, Tetovë dhe Tiranë për Luftën e Kosovës.
Më 1 tetor të vitit 1997, rreth 20 mijë student të Universitetit të Prishtinës, vërshuan rrugët e kryeqytetit duke protestuar për dhunën e egër që ushtronte pushteti serb mbi popullin e Kosovës.
Edhe përkundër kordonëve të hekurta që kishte krijuar policia e serbe, e armatosur deri në dhëmbë, studentët arritën t’i bënin ballë rrahjeve dhe arrestimeve të shumta.
Ish-drejtuesit e Lëvizjes Studentore të ’97-s, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti dhe Driton Lajçi, 18 vjet pas këtyre protestave, i kujtojnë çastet e vështira të pikënisjes së kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së. Ata kanë vlerësuar se protestat e ’97-s kanë ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë.
Ish-kryetari i Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli, ka thënë se protestat studentore të vitit 1997 i kanë ndërruar rrjedhat e zhvillimeve politike në Kosovë, duke bërë jehonë të madhe ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se pa Lëvizjen Studentore dhe pa Universitetin e Prishtinës nuk do të mund të paramendohej lufta çlirimtare e cila rezultoi me lirinë e vendit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *