Ju mund/Si puo është një aktivitet për fëmijët e 16 shkollave 9-vjeçare dhe 10 shkollave të mesme, ka për qëllim sensibilizimin e të rinjve të qytetit të Tiranës për diferencimin e mbetjeve, pasi duke i diferencuar këto mbetje ata mund ti ripërdorin përsëri për qëllime të ndryshme, siç kanë treguar dhe me punimet e tyre që kanë krijuar me bazë të riciklueshme, leter, karton, shishe plastike, kanace etj.
Ky aktivitet organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe Eco Tirana, me mbështetjen edhe të Muzeut Historik Kombëtar.
Ju mirëpresim sot, ora 14.00, në Sallën e Pullave të Postës, në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar!