Luftim e Mundim

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u hap ekspozita me titull “Luftim e Mundim”. Ky aktivitet organizohet me rastin e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë.

Të ftuar në ceremoninë e hapjes ishin personalitete të shumtë si, diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë, politikanë të ndryshëm, historianë dhe personalitete të fushës së artit dhe të fesë.

Fjalën e hapjes e mbajti Z. Karol Bachura, Ambasadori i Republikës së Polonisë në Tiranë, i cili pasi përshëndeti të pranishmit tha:
“Në agimin e 1 shtatorit të vitit 1939 ushtria gjermane pushtoi Poloninë, duke filluar Luftën e Dytë Botërore. Lufta fillimisht u përhap në Evropë dhe më pas u zgjerua në gjithë botën, duke çuar në katastrofën më të madhe në historinë e njerëzimit, duke shkaktuar disa miliona viktima të pafajshme.
“Luftim e Mundim” tregon historinë e luftës së popullit polak kundër regjimeve totalitare, për liri dhe heroizmin për të shpëtuar të tjerët, guximin e ushtarëve dhe popullit të thjeshtë, vëllazërimi i armëve dhe lufta për lirinë vendeve të tjetra – të gjitha këto meritojnë përkujtimin tonë.

Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, ndër të tjerash theksoi se:
“Kujtesa jonë kolektive për tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore bashkon brezat dhe mbetet një shprehje respekti maksimal për sakrificat e paraardhësve tanë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Polonia pësoi dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Mjaft polakë u vranë në ekzekutime publike, ata u pushkatuan, u ekzekutuan duke u djegur të gjallë, ndërsa mjaft polakë të tjerë u asgjësuan në dhomat e gazit. Rreth 6.000.000 qytetarë polakë humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore”.

70498390_2819171428145612_5483371453879418880_o 70964036_2819171334812288_7600026367794610176_o 70700406_2819171261478962_8301757911529422848_o71255723_2819171161478972_5461401094137577472_o 70580603_2819170911478997_1046043665807441920_o 71034127_2819170748145680_6829178513820483584_o 70734804_2819170528145702_6535231501838057472_o70138404_2819172248145530_2696860319354978304_o 70312806_2819172054812216_3117737865635692544_o 70928447_2819171801478908_5218630004761427968_o70575501_2819171708145584_2867675528108703744_o 70418268_2819171598145595_3557176826050641920_o 70577463_2819171521478936_4081186638871396352_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *