“Kruja dhe Skënderbeu” Ekspozitë pikture

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”, që vjen si bashkëpunim i Institutit të Librit dhe Promocionit, Muzeut Historik Kombëtar dhe Bashkisë së Krujës. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 54 piktorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të cilët kanë hedhur në telajo impresionet e tyre për Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Fjalën e hapjes e mbajti Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit Znj. Irena Toçi, e cila ndër të tjera tha: “E veçanta e kësaj ekspozite është se marrin pjesë piktorë nga trevat mbarëshqiptare. Janë 54 piktorë pjesëmarrës, të cilët i përkasin brezave të ndryshëm, prandaj meqë më jepet rasti i falënderoj për përkushtimin e tyre. Në këtë ditë na nderon me pjesëmarrjen e tij edhe ish-kryeministri i Kosovës Z. Bajram Kosumi”.
Në vijim e mori fjalën Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, i cili tha: “Përvjetori i sivjetshëm i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut na risjell sërish në vëmendje figurën e tij poliedrike, si strateg dhe udhëheqës i shquar, sepse figura e tij nuk mbeti vetëm si një imazh, por është futur thellë në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popullit shqiptar. Kjo krenari e trashëguar nga mesjeta u rishfaq dukshëm në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe ka shërbyer për forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Angazhimeve të marra nga qeveria shqiptare për të kremtuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut, i janë bashkuar edhe 54 piktorët më të mirë nga trevat mbarëshqiptare, të cilët kanë sjellë punimet e tyre në ekspozitën “Kruja dhe Skënderbeu”, që përurojmë sot. Ky vit pati prurje të mëdha përsa i përket vlerësimit të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Këtyre prurjeve i shtohet edhe ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”, që mbyll siparin e kremtimeve të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Dhe padyshim është Muzeu Historik Kombëtar si instucioni më i madh i memores kombëtare në vend që ka hapur dyert për një aktivitet të tillë me pjesëmarrjen e 54 piktorëve të talentuar nga mbarë trevat shqiptare. Duke përfituar nga rasti i uroj piktorëve suksese dhe mirëutakofshim në aktivitete të tjera të kësaj natyre”.
Në emër të Bashkisë së Krujës përshëndeti të pranishmit Z. Florind Terhoti, ndërsa në emër të piktorëve pjesëmarrës përshëndetën Kujtim Buza dhe piktori nga Kosava, Izriz Berisha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 06 Dhjetor 2018 në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar.

46934368_2274221872640573_6180347150262599680_o46831025_2274222025973891_834104149489483776_o 46744460_2274221625973931_107743562472357888_o 47033941_2274221522640608_3222790695521615872_o46787672_2274222629307164_1000193223475331072_o 46831431_2274222475973846_7261365744078684160_o 47185514_2274222335973860_4347532352763723776_o

 

 

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *