“Kronikë lufte e qytetit pa luftë (Kukës 1999)”

Dje, në Muzeun Historik Kombëtar u promovua libri “Kronikë lufte e qytetit pa luftë (Kukës 1999)” e autorit Bashkim Shala. Ky aktivitet u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Libri “Kronikë lufte e qytetit pa luftë” është një përmbledhje shkrimesh të botuara më parë në gazetën “Koha jonë” si dhe përshkruan më së miri dramatikën e asaj kohe.
Libri përfshin një kronikë të një qyteti i cili u përball me një front pa qenë një front dhe na ndihmon të mbajmë gjallë kujtesën se çfarë ka ndodhur në atë periudhë dhe ka dobi jo vetëm në lëmin gazetaresk, por edhe për nxënës, studentë, historianë etj..

Të ftuarit e nderit në aktivitetin e sotëm ishin:
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, Zv. Ministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, z.Aleksandër Çipa, i cili moderoi aktivitetin, z.Kristo Mërtiri, z.Petrit Palushaj, z.Namik Dokle etj..

Ambasadori Sylë Ukshini tha se, pena e autorit ka sjellë një kronikë që vlera e saj do rritet vazhdimisht. Kur lexon librin e tij gjen momente të jashtëzakonshme dhe rrëfime që duhet t’ja përcjellim brezave të ardhshëm.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, përshëndeti të ftuarit duke u shprehur se: “Memoria historike është një instrument ku kombi fillon të rindertojë të tashmen por edhe të ardhmen. Dëshmitë janë ato që u japin mundësi brezave të rikujtojnë edhe mbajtur gjallë flakën e identitetit të tyre. Autori na rikujton edhe një herë vitin 1999 dhe na ushqen me informacione shumë të vlefshme. Kukësi i atij viti vazhdon të mbetet një qytet i vogël që arriti të krijojë ngjarje të mëdha. Ky qytet vendosi në qendër njeriun.”

Autori i librit, z.Shala, falenderoi përzemërsisht të pranishmit dhe tha se, “Jemi tejet krenar për atë që kemi bërë para 20 viteve. Këto shkrime e kanë fillesën më janar të vitit 1999 dhe vazhdojnë më pas gjatë gjithë pranverës duke përfunduar me reportazhin e së enjtes së 17 qershorit. Është nder e privilegj për mua si gazetar, të hedh dritë mbi këto ndodhi, pasi do t’u shërbejnë historianëve dhe studiuesve të së ardhmes”.

75252916_2919518954777525_4181644467930923008_o 75486123_2919518851444202_5422044745436233728_o 75233958_2919518731444214_2674628739702194176_o 73199435_2919518631444224_6822391920031956992_o 73482822_2919518504777570_6828266370140995584_o 74205809_2919518404777580_4607574244371464192_o 74706422_2919520158110738_6463490030278017024_o 75362471_2919520094777411_6607578971808727040_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *